Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar Qeverisë së Kosovës kërkesën buxhetore për ndarjen e mjeteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi thotë për Klan Kosovën se kërkesa është dërguar pas miratimit të planit të buxhetit nga ana e KQZ-së, i cili është në vlerën: 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.





