PRIZRENI ME RAJON

Kosova mund t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin 2025 në Prizren

Kosova mund t’i zhvillojë ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin 2025 në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2023, 12:23

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka thënë se ndeshjet parakualifikuese për Eurobasketin 2025, mund të zhvillohen në Prizren.

Këto komente i pari i FBK-së, i dha gjatë prezantimit të trajnerit të ri Rami Hadar.

Fetahu ka treguar se është menduar që ndeshjet parakualifikuese do të zhvillohen në Prizren.

Ndeshjet mund të zhvillohen në sallën e sporteve “Sezai Surroi”, ku pak ditë më parë përfundoi rinovimi i saj.

Ndryshe, Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika