LAJME

Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren shpallet kampione regjionale në pingpong për vajza

Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren shpallet kampione regjionale në pingpong për vajza
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2026, 13:12

Nxënëset e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizren janë shpallur kampione regjionale në pingpong, ndërsa nxënësit kanë zënë vendin e dytë në garat regjionale të sportit shkollor.

Pas suksesit në garat komunale, nxënësit e kësaj qendre kanë vazhduar me rezultate të mira edhe në nivel regjional, duke siguruar për vajzat pjesëmarrjen në garat republikane.

Vajzat e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë triumfuar në garat regjionale, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar regjionin e Prizrenit në garat republikane.

Ndërkaq, djemtë janë renditur në vendin e dytë, duke u shpallur nënkampionë regjionalë në këtë disiplinë sportive.

Përmes një njoftimi, shkolla ka përgëzuar nxënësit për rezultatet e arritura, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe disiplinën e tyre.

Mirënjohje e veçantë u është shprehur edhe mësimdhënësve të edukatës fizike për angazhimin dhe punën e tyre në përgatitjen e nxënësve.

Vajzave kampione u janë dëshiruar suksese në garat republikane, ku do të përfaqësojnë shkollën dhe regjionin e Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika