LAJME

Drejtori i ri i Policisë në Prizren, Basri Shabani, nis detyrën me takimin e parë me stafin komandues

Drejtori i ri i Policisë në Prizren, Basri Shabani, nis detyrën me takimin e parë me stafin komandues
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2026, 12:57

Drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, nënkolonel Basri Shabani, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me stafin komandues rajonal, ku kanë marrë pjesë komandantët e stacioneve policore dhe shefat e njësive rajonale.

Gjatë takimit, Shabani ka falënderuar stafin për angazhimin e deritanishëm, duke kërkuar vazhdim të punës me profesionalizëm dhe përgjegjësi në realizimin e objektivave vjetore.

Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me fokus në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Shabani po ashtu ka kërkuar që aktivitetet dhe rezultatet e Policisë të pasqyrohen më shumë në media, duke vënë theksin te transparenca, informimi i qytetarëve dhe forcimi i besimit të tyre në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, stafi komandues e ka njoftuar drejtorin me planet e punës, aktivitetet dhe sfidat aktuale, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim në realizimin e objektivave institucionale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente për qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika