Kosova ka marrë marrë një fitore të vyer përballë Izraelit në Fadil Vokrri, në takimin e prapambetur pasi ishte shtyrë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, çka kishte kushtëzuar edhe mungesën e lojtarëve të rëndësishëm në gjirin e Dardanëve, duke nisur nga kapiteni Amir Rrahmani apo talenti Zhegrova që zgjodhën të përfaqësonin klubet respektive.
Futbollistët e përfaqësueses sonë në pjesën e parë, kishin iniciative në terren, e kërkuan më shumë golin të cilin e gjetën përmes Milot Rashicës në minutën e 41-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.





