PRIZRENI ME RAJON

Konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë për shkollën e ulët të muzikës

Konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë për shkollën e ulët të muzikës
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Shtator 2021, 10:35

Shkolla e Mesme e Ulët “Lorenc Antoni” në Prizren, shpall konkurs për pranimin e nxënësve në klasën e parë, për vitin shkollor 2021/2022.

Kushtet e përgjithshme për regjistrim:

1. Të drejtë konkurimi kanë nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e parë të shkollës fillore nëse aplikojnë për këto instrumente:

– Piano – 45 nxënës
– Violinë – 18 nxënës
– Kitarë – 4 nxënës
– Violë – 3 nxënës
– Violonçelo – 3 nxënës

2. Të drejtë konkurimi kanë nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e tretë të shkollës fillore nëse aplikojnë për këto instrumente:

– Flaut – 24 nxënës
– Klarinetë – 21 nxënës
– Fisarmonikë – 3 nxënës
– Korno – 8 nxënës
– Saksafon – 15 nxënës

3. Të drejtë konkurimi kanë nxënësit të cilët e kanë përfunduar klasën e tretë të shkollës fillore nëse aplikojnë për:
– Perkusione – 3 nxënës
– Balet klasik – 20 nxënës

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
Fletëparaqitjen e cila merret në shkollën, çertifikatën e lindjes, një vërtetim nga shkolla fillore.
Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve:
Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 27.08.2021 deri më 06.09.2021 në lokalet e shkollës.

Provimi pranues mbahet më datë 07.09.2021.
Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollë më datë 08.09.2021.

Gjithashtu njoftohen të gjithë nxënësit që janë paraqitur për regjistrim në shkollën e ultë në ShMLM ’’Lorenc Antoni’’ në Prizren, se provimi pranues do të mbahet më datë 07.09.2021 në ora 10:00.

Të gjithë nxënësit janë të obliguar që me datë 07.09.2021 të jenë prezent në shkollë sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika