Gjatë javës qe shkoi, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren VERI, Suharekë, Dragash dhe Mamush kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Konfiskohen 171 patentë shofer në këto zona të Kosovës

Jo vetëm këto, por kanë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, “ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

