- Reklama -

Konfirmon Haradinaj: Nuk kemi kandidat për kryeministër

Më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Një nga partitë e vendit që do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, padyshim që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

- Reklama -

Por është pikërisht Haradinaj i cili ka konfirmuar se nuk do të kenë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje, pasi synim i kësaj partie dhe vetë atij është posti i Presidentit të Kosovës.

Haradinaj tha për lajmi.net, se nuk nxjerrin kandidaturë për kryeministër, pasi e kanë kandidaturën për president.

“Nuk nxjerrim kandidaturë për kryeministër, kemi kandidaturë për president. Sikur të ishim një parti 70 % do të nxjerrnim tre emra, për kryeministër, për president, për kryeparlamentar do të ishin këta emrat tanë”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu deklaroi se synojnë të arrijnë një rritje prej mbi 20 deputetë, që është objektive reale.

“Ne synojmë rritjen mbi 20 deputetë është objektiv real edhe një sinqeritet, një vërtetësi në garë me ju tregu qytetarëve se çfarë kërkojmë. Ne garojmë në këto zgjedhje me ja dhënë Kosovës presidentin”, shtoi Haradinaj.

Duhet përkujtuar që partia e Haradinaj vazhdon të jetë në koalicion udhëheqës të qeverisë në detyrë.

Mbrëmë U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani shpalli datën e zgjedhjeve të përgjithshme, 14 shkurt.

KQZ në mbledhjen e sotme bëri të ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, teksa fushata zgjedhore nis më 3 dhe përfundon më 12 shkurt, kurse buxheti për këto zgjedhje është vendsour të jetë 5 milionë e 651 mijë euro./Lajmi.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort