Ardit Krasniqi, kuvendari nga radhët e Partisë Demokratike, ka kërkuar sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që institucionet komunale të ndërmarrin masa për mbështetjen e nënave lehona dhe fëmijëve të lindur gjatë vitit 2024.
Ai ka propozuar që kjo mbështetje të përfshijë të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2024 e tutje, duke e cilësuar si një hap të nevojshëm për të nxitur mirëqenien sociale dhe për të ndihmuar familjet e reja.





