Të premtën, kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoreshës së Turizmit, Sevil Kazaz, i është dorëzuar nga kuvendari, Petrit Hoxhaj, projekti i detajizuar për “Rregullimin e ambientit të Gurrës në fshatin Poslisht”, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, kuvendari Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq…
Ashtu siç ju kam paralajmëruar dhe më herët që do të jam në shërbim të gjithë qytetarëve të komunës sonë, a ndaj, në bazë të kërkesës suaj, sot i kam dorëzuar Komunës së Prizrenit, respektivisht Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, projektin e detajizuar për “Rregullimin e ambientit të Gurrës në fshatin Poslisht”. Projekti në fjalë pritet të implementohet dhe të duket sikur në fotografit të bashkëngjitura. Njëkohësisht, falënderojë kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka si dhe dhe Sevil Liman- Kazaz, drejtoreshë e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, për përkrahjen e tyre deri më tani dukue iu përgjigjur pozitivisht kërkesave të mia.
Të nderuar miq…
Ashtu siç ju kam paralajmëruar dhe më herët që do të jeme në shërbim në të gjithë…
Posted by Petrit O. Hoxhaj on Friday, January 29, 2021