PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit shtroi iftar për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti shkollor

Komuna e Prizrenit shtroi iftar për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti shkollor
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2022, 14:46

Përmes një postimi në facebook, kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, për mësimdhënësit e pensionuar nga data 7 mars 2021 deri me 7 mars 2022.

Postimi i plotë

Bashkë me drejtoreshën e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj shtruam një iftar për të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit të pensionuar nga data 7 mars 2021 deri me 7 mars 2022.

Ndamë mirënjohje për ta në shenjë falenderimi dhe vlerësimi për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët tanë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e pensionimit.
Mësimdhënësit kanë profesionin më fisnik, dhënien e dijes dhe ndritjen e mendjes së fëmijëve, andaj nderimi dhe respekti për ta nuk duhet të mungoj asnjëherë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika