PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit planifikon zhvillimin e turizmit nga zona e Zhupës deri në Brezovicë

Komuna e Prizrenit planifikon zhvillimin e turizmit nga zona e Zhupës deri në Brezovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Prill 2023, 18:02

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka filluar faza e parë e analizave për zhvillimin e turizmit malor me ekspertë nga Zvicra dhe ata vendës.

Sipas tij analizat e para për këtë lloj turizmi përfshijnë zonat e Zhupës deri në Brezovicë.

Njoftimi i plotë:

Sot, filluam fazën e parë të analizave për zhvillimin e turizmit malor me ekspertë nga Zvicra dhe ata vendës.

⛰️Analizat e para për këtë lloj turizmi përfshijnë zonat e Zhupës deri në Brezovicë duke i paraparë edhe aktivitetet turistike malore të cilat zhvillohen nganjëherë edhe në mënyrë të pa organizuar, por, mbeten gjatë në mendje.

🏔Turizmi malor do të zhvillohet me të gjithë akterët relevantë, së bashku me sportistët dhe alpinistët e qytetit.

🟩Ne mbetemi të përkushtuar në zhvillimin e turizmit, të të gjitha natyrave, pasi, Kryeqyteti Historik ofron çdo gjë, për çdo kë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika