PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me EKB-në për barazi gjinore dhe fuqizim të grave

Komuna e Prizrenit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me EKB-në për barazi gjinore dhe fuqizim të grave
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2022, 12:50

Të enjten nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Entitetin e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave (UN Women).

Aktivitetet në kuadër të këtij Memorandumi do të realizohen në kuadër të Projektit të UN Women “Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor (2020-2024)” financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.

Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me rregulloret, rregullat dhe direktivat e UN Women.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika