PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me KRU “Gjakova” për sigurimin e ujit në fshatin Randobravë

Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me KRU “Gjakova” për sigurimin e ujit në fshatin Randobravë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2022, 18:28

Përmes një komunikate, Komuna e Prizrenit, njofton se ka nënshkruar marrëveshje me KRU “Gjakova” për sigurimin e ujit në fshatin Randobravë.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prizrenit dhe K.R.U. “Gjakova“ SH.A., kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në realizimin e projektit “Rehabilitimi i Ujësjellësit – Stacioni i pompimit dhe furnizimi me ujë të pijshëm për fshatin Randobravë”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë për banorët e fshatit Randobravë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika