PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne”

Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne”
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2023, 17:21

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “Terre des hommes Lausanne” për ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbime emergjente për fëmijët të cilët gjenden në rrezikshmëri të lartë dhe për fëmijët viktima të abuzimit seksual.

Këto shërbime do të ofrohen në Qendrën për Fuqizim dhe Mbrojtje të Fëmijës në Nashec (ish “Pushimorja”).

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika