PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit dhe UNDP, së bashku për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative

Komuna e Prizrenit dhe UNDP, së bashku për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2022, 11:33

Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare, njofton se kryetari, Shaqir Totaj më bashkëpunëtorë, ka pritur në takim pune, Maria Suokkon , përfaqësuese rezidente e UNDP në Kosovë, Arsim Azirin, menaxher i Programit për Zhvillim Ekonomik në ADA, Enisa Serhatin, menaxhere e Portofolios për Zhvllimi Gjithëpërfshirës dhe Qëndrueshmëri ndaj Klimës, Xheva Berisha- Rexhepin, menaxhere e Projektit, dhe Merita Koqin,koordinatore e Qendrës për Zhvillim të Gjelbër.

Qëllimi i takimit ishte të informohej kryetari i Komunës së Prizrenit për projektet që po zhvillohen në Komunën tonë në partneritet me UNDP-në, konkretisht, projektet për mbështetjen e Prizrenit të qëndrueshëm dhe për projektet për fuqizimin e veprimeve lokale për klimën.

Po ashtu në këtë takim u bisedua për zhvillimin e projekteve të reja në Prizren, për bashkëpunimet në të ardhmen për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe projekte inovative.

Kryetari Totaj, i siguroi përfaqësuesit nga UNDP-ë, se me qeverisjen Totaj, do të kenë bashkëpunim dhe do zhvillojnë marrëdhënie partneriteti në implementimin e projekteve për të mirën e qytetarëve.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika