Kryetari i Prizrenit, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se sot, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me përfaqësues të Carita Kosova, në kuadër të projektit “E Drejta Ime”- Arsimi Gjithëpërfshirës në Armeni dhe Kosovë.
“Kjo Marrëveshje vë themelet e bashkëpunimit në mes Caritas Kosova dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në lidhje me zbatimin e projekteve dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në fushën e edukimit gjithëpërfshirës.
Me theks të veçantë, kjo marrëveshje është vazhdimësi e synimeve të përbashkëta për projektet që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar arsimore përmes metodologjisë së bashkë mësimdhënies dhe dhomave burimore në institucionet arsimore në Komunën e Prizrenit.
Projekti “E Drejta Ime”- Arsimi Gjithëpërfshirës në Kosovë, zbatohet nga Caritas Kosova dhe financohet nga, Agjencia Austriake për Zhvillim, Caritas Austria dhe DKA-ja.”, thuhet në këtë njoftim nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.