Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare, shkruan se, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që pësojnë dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, bazuar në Ligjin nr 04/L-027 për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera, Rregulloren nr 17/2015 për Metodologjinë e vlerësimit të dëmeve, Nenit 15, pika 6, ku thuhet se personat juridik apo fizik, kërkesën për vlerësimin e dëmeve duhet ta dorëzojnë në sportelet e Komunës tetë ( 8 ) ditë nga fatkeqësia natyrore apo fatkeqësi të tjera, t’i respektojnë udhëzimet që dëmet t’i deklarojnë brenda afatit ligjor.
Komuna e Prizrenit del me njoftim për gjithë qytetarët që pësojnë dëme nga fatkeqësitë natyrore

Çdo kërkesë jashtë afatit të paraparë me ligj nuk do të shqyrtohet nga komisioni, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kompanitë transportuese mohojnë rritjen e çmimeve në linjën Prizren–Prishtinë

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

Policia bllokon rrugën nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, shkak gara e vrapimit

