PRIZRENI ME RAJON

Komuna e Prizrenit bënë faljen e obligimeve për biznese, të krijuara nga taksa të ndryshme komuale

Komuna e Prizrenit bënë faljen e obligimeve për biznese, të krijuara nga taksa të ndryshme komuale
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2021, 17:38

Komuna e Prizrenit fton të gjithë bizneset e interesuara që të lajmërohen tek Administrata Komunale (Qendra për Shërbime të Integruara), tek sporteli për informacion, ku do të njoftohen se tek cila drejtori duhet të drejtohen për të përfituar nga falja e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike.

Nga kjo falje do të përfitojnë në total 6565 biznese, me një vlerë të falur në gjithsej prej 7,650,593 euro, ku vetëm vlera e falur për taksa për biznese do të jetë 7,073,427 euro, nga e cila do të përfitojnë 6098 biznese.

Për më shumë informacione mund të klikoni në: shorturl.at/aE269

Afati i fundit për të përfituar nga kjo falje është 30 qershor 2021!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika