Komuna e Malishevës në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi, sidomos në rrugët e vendbanimeve malore, në malet e Berishës dhe në drejtim të fshatit Llapçevë.
Sipas tyre, operatori për mirëmbajtjen e rrugëve është në terren.
“Edhe ekipet përgjegjëse komunale, të prira nga nënkryetari I Komunës Hajdin Berisha, gjithashtu janë në terren. Rrugët nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim për shkak të borës se vazhdueshme që po bie”, thuhet në njoftim.





