Të premten, pronari i kompanisë së mirënjohur ” Vëllezërit e Bashkuar”, Sefer Susuri, i ka dorëzuar një donacion të rëndësishëm ekipit të femrave KFF ” Liria” nga Prizreni.
Donacioni përmban pajisje dhe rekuizita të ndryshme sportive: veshmbathje, trajnerka si dhe pajisje për stërvitje për lojtaret e Lirisë. Të pranishëm në dorëzimin e këtij donacioni ishin kryetari i KF ” Liria”, Qemal Krasniqi si dhe trajneri i vashave prizrenase, Naif Jahaj, të cilët falënderuan pronarin e kompanisë ” Vëllezërit e Bashkuar”, për këtë donacion tejet të rëndësishëm për punë sa më suksesshme për këtë klub.






