PRIZRENI ME RAJON

Kolonë e veturave në rrugën Brezovicë – Prizren, shkak provat e një gare (FOTO)

Kolonë e veturave në rrugën Brezovicë – Prizren, shkak provat e një gare (FOTO)
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2022, 18:22

Kolonë e veturave të shumta është parë në rrugën Brezovicë – Prizren gjatë ditës së sotme.

Sipas një raportimi në KALLXO.com, kjo ka ardhur si pasojë e një gare me vetura në atë pjesë.

Në pamjet e dërguara shihen vetura të ndalura dhe njerëz që po presin deri në lirim të rrugës.

Edhe Azem Bajraliu nga Policia e Rajonit të Prizrenit për KALLXO.com e ka konfirmuar se sot është zhvilluar një praktikë e garave me vetura dhe se rruga nuk bllokohet gjatë gjithë ditës.

“Ato janë gara që organizohen nga Komuna e Ferizajt. Këto sot kanë qenë një lloj prove pasi gara kryesore do jetë nesër. Relacioni i garës nis nga Shtërpca në drejtim të Prevallës, por kjo nuk do të thotë se rruga qëndron e bllokuar gjatë”, ka thënë Bajraliu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika