LAJME

KFOR-i turk investon në shkollën fillore të Krushës së Vogël

KFOR-i turk investon në shkollën fillore të Krushës së Vogël
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2020, 09:53

Misioni shërbyes civilo-ushtarak turk vazhdon të mbështes arsimin sidomos në komunën e Prizrenit. Tashmë ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”, e cila tanimë është vënë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle.
Komuna e Prizrenit ka falenderuar KFOR-in Turk për investimet në fushën e arsimit.

Ky është njoftimi i plotë:

Ka përfunduar projekti i renovimit të klasave, bibliotekës dhe kabinetit të informatikës të shkollës fillore “Krushë e Vogël”, e cila tanimë është vënë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga KFOR-i Turk, është bërë furnizimi i klasave të mësimit me banka, karriga dhe dollapë, biblioteka poashtu është pajisur me rafte, dollapë dhe tavolina pune si dhe kabineti i informatikës është pajisur me 8 kompjuterë, tavolina dhe projektor.

Po ashtu, në kuadër të këtij projekti është bërë renovimi i të gjitha klasave dhe bibliotekës, përfshirë sistemet elektrike dhe të infrastukturës në përgjithësi, si dhe depot e katit të dytë janë ndarë me panele duke krijuar kushte më të mira dhe higjienike për nxënësit e kësaj shkolle.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika