LAJME

KF “Opoja” ka filluar riorganizimin për të shmangur shuarjen e klubit

KF “Opoja” ka filluar riorganizimin për të shmangur shuarjen e klubit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2024, 09:47

Pas njoftimit në disa media se KF “ Opoja” është shuar dhe më pas presionit publik, ka filluar riorganizimi i këtij klubi falë gatishmërisë së kryetarit të komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini për të vazhduar mbështetjen financiare dhe mirëkuptimit nga ana e FFK-së, kanë bërë të ditur për TV Prizreni zyrtarë të LRF në Prizren.

Sipas tyre, FFK i ka mundësuar që të shtyhet ndeshja e parë e kampionatit kundër Dardanëve, që Opoja të organizohet dhe ta kompletojë skuadrën.

Sipas po të njëjtave burime, skuadra ka filluar të mbledhë futbollistë të rinj për të kompletuar ekipin.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika