LAJME

Sot mblidhen deputetët, pritet ta votojnë deklaratën për vendimin e Speciales

Sot mblidhen deputetët, pritet ta votojnë deklaratën për vendimin e Speciales
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2026, 08:57

Sot Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e parë plenare pas konstituimit. 

Në rënd dite përveç betimit të deputetëve janë edhe miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. 

Gjithashtu deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit pritet t’i formojnë edhe komisionet parlamentare.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00.

Më 16 shtator Specialja me seli në Hagë, në shkallë të parë, i shqiptoi dënim prej 81 vjet burgim Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. 

Pas vendimit spektri politik përfshirë partinë në pushtet por edhe ato opozitare e cilësuan aktgjykimin e padrejtë dhe bënë thirrje për veprime institucionale në drejtim të vendosjes së drejtësisë. 

Ndërkohë nëse deri më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje më së largu më 15 nëntor, që do të nënkuptonte zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme në më pak se një vit. 

Ndërsa të dielën kryeministri, Albin Kurti ka pranuar një letër urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila bartë me vete pati edhe një porosi për të dhe spektrin politik në Kosovë. 
Kongresisti demokrat, George Latimer, u bëri thirrje partive që të arrijnë ujdi për zgjedhjen e presidentit.

Seancë plenare

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Betimi i deputetëve,

3.    Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026,

4.    Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës,

5.    Formimi i komisioneve parlamentare.
Vendi: Salla e seancave
Koha: 11:00/KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika