LAJME

Zafir Berisha: Në këto momente, Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn – President

Zafir Berisha: Në këto momente, Kosova ka nevojë për Ramush Haradinajn – President
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2026, 11:23

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kërkuar që Ramush Haradinaj të zgjidhet President i Kosovës.

Përmes një postimi, Berisha u është drejtuar qytetarëve shqiptarë, duke e lidhur mbështetjen për Haradinajn me, siç e cilëson ai, bindjen se “liria ka emër”.

“Ju që keni gjak shqiptari dhe që vërtet besoni se LIRIA KA EMËR, në këto momente tepër delikate për vendin, përgjigjja më e fortë që mund t’ua japim Serbisë, Rusisë dhe spiunëve të tyre në Kosovë, është: RAMUSH HARADINAJ – PRESIDENT I KOSOVËS!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka pranuar se Haradinaj, sikurse çdo politikan, mund të ketë bërë gabime gjatë karrierës së tij politike, por ka argumentuar se kjo nuk duhet të pengojë mbështetjen për të.

“Si çdo njeri që punon, edhe Ramushi mund të ketë bërë gabime gjatë rrugëtimit të tij politik. Por, nëse vërtet besoni se LIRIA KA EMËR, atëherë le ta praktikojmë këtë postulat”, ka shkruar Berisha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika