LAJME

E diel me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 19°C

E diel me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 19°C
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2026, 02:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita e diel, 27 shtator, do të karakterizohet nga mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Sipas parashikimit të IHMK-së, gjatë ditës nuk priten reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, IHMK bën të ditur se ato do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme. Mëngjesi pritet të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe mbizotërimin e motit me diell, kushtet biometeorologjike do të jenë komode.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika