LAJME

Kryeshefi i IPK-së priti në takim Shefin e Sigurisë Rajonale të Ambasadës së SHBA-së

Kryeshefi i IPK-së priti në takim Shefin e Sigurisë Rajonale të Ambasadës së SHBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2026, 15:34

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Jose Maldonadon, Shef i Sigurisë Rajonale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane në drejtim të avancimit të profesionalizmit të IPK-së.

Hodaj ka deklaruar se bashkëpunimi dhe mbështetja që IPK-ja ka marrë ndër vite nga Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në forcimin e integritetit policor.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së e ka falënderuar Maldonadon për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë Inspektoratit Policor të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika