Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë ka marrë pjesë në protestën e organizuar në Shatërvan të Prizrenit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi, Totaj tha se historia e luftës për çlirim dhe sakrifica për lirinë e Kosovës duhet të trajtohen, sipas tij, me respekt dhe dinjitet.
“Jemi bashkë në mbështetje të UÇK-së, të pastërtisë së luftës së saj dhe të së drejtës për korrektësi”, shkroi Totaj.





