PRIZRENI ME RAJON

Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren

Këta janë kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2021, 21:40

Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurit, raporton Kosova24.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Enver Hoxhajn për kryeministër të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare.

Kosova24, merr vesh se dega e PDK-së në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë.

Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Shaqir Totaj.

Dega e PDK’së në Prizren ka vendosur që ta rikandidojë Shaqir Totajn, i cili ishte edhe kandidat i PDK’së për kryetar të komunës së dytë më të madhe në Kosovë, shkruan Kosova24.

Në këtë listë, gjendet edhe Kujtim Gashi, deputet i legjislaturës së kaluar.

Sipas burimeve të afërta, Kosova24 merr vesh se nga Dega e PDK-së në Prizren, kandidatët për deputet do të jenë:

Kujtim Gashi, Shaqir Totaj, Luljeta Veselaj Gutaj, Veton Firzi, Antigona Berisha-Bytyqi, dhe Kastriot Krasniqi./Kosova24/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika