Listën e rezultateve të votave të kandidatëve të LDK-së, të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që partinë e Isa Mustafes e nxorën të 3-ten më radhë, më vetëm 15 deputetë.
Reporteri mbrëmë publikoi shkrimin përmes të cilit tregoi se kush janë 15 deputetët e LDK-së në mandatin e ri, por pa votat e diasporës, ku pesëshja më e votuar janë Avdullah Hoti, si prijës i listës, pasuar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj.
Reporteri ka siguruar edhe sot listën me votat e diasporës, të cilat e “rrëzojnë” nga pozita e deputetes një kandidate dhe e bëjnë pjesë të institucionit ligjvënës një kandidate tjetër.






