Home PRIZRENI ME RAJON Kërkohet paraburgim për të dyshuarin i cili theri me thikë tre policë në Prizren

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin i cili theri me thikë tre policë në Prizren

0
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin i cili theri me thikë tre policë në Prizren

Shtëpia e familjes Galan në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, para disa ditësh u shndërrua në skenë krimi. Kjo pasi që djali i familjes, C.G, dyshohet se sulmoi me thikë tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës, njëri prej të cilëve pësoi plagë të rënda.

Për këtë rast, C.G ka dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, për caktimin e masës së sigurisë.

Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Gjykata Themelore në Prizren. Zëdhënësi Marcel Lekaj njoftoi se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.

“Sot me datë 19.09.2022, Gjykata Themelore në Prizren, për të pandehurin C.G., nga ana e Prokurorisë Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit C.G. për veprën penale sulm i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 402 paragr.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here