Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopi i komunës së Suharekës, ëshët diagnostifkuar me kancer. Për shërimin e tij kërkohet trajtim mjekësor jashtë Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një shumë prej 30 mijë euro, por që nuk është e mjaftueshme për pagesën e nevojshme të spitalit në Austri. Egzoni dhe familja e tij, në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve për trajtimin e tij kërkon ndihmën e secilit që ka pak mundësi.
Duke pasur parasysh shpirtin human të popullit tonë, me qëllimin më të mirë për t’ia lehtësuar këtë barrë familjes, apelohet që t’i bashkohemi kësaj iniciative.






