Këngëtëri prizrenas , Harbin Hoxha- Harox, i cili jeton në Francë, ka publikuar këngën me titull “ Atdheut” për nder të Festave të Nëntorit. Pas publikimit të kësaj kënge ai ka shkruar se “ Kjo kangë dashnije për nënën Shqipëri, nën vargjet e Gjergj Fishtes ësht në njëfarë mënyre ni falënderim për të gjithë shqiptarët që kontribuan në forma të ndryshme në ruajtjen e gjuhes shqipe, zakoneve, traditave dhe kulturës. E sidomos për ata që u flijuan për këtë flamur shekuj me rradhë, qoftë në front duke luftuar ose duke e mbrojt çështjen shqiptare. Secili prej nesh ka lind, është rrit me këtë flamur, dhe dashnija për të mbetët e pashterrshme, deri në përjetësi !
Pikërisht në keto ditë nëntori kur edhe po afrohet përvjetori i pavarësisë, le të jetë nji dhuratë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodheni!
Falënderoj familjen dhe shoqërine për përkrahjen, pa juve kjo kangë nuk do të kishte ekzistu.’, ka shkruar këngëtari.





