PRIZRENI ME RAJON

KEDS reagon pas sulmit ndaj punëtorëve në Prizren, njëri nga të sulmuarit po merr tretman mjekësor

KEDS reagon pas sulmit ndaj punëtorëve në Prizren, njëri nga të sulmuarit po merr tretman mjekësor
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2021, 15:19

Kompania “KEDS”, ka reaguar pasi një ekipë e kësaj kompanie është sulmuar në Prizren derisa po kryente detyrën. Një nga punëtorët është trajtuar në spital dhe po e vazhdon shërimin në shtëpi, derisa policia po merret me ngjarjen.

“Një ekipë e KEDS-it është sulmuar dje në Prizren teksa po kryente detyrën zyrtare. Për rrjedhojë, një nga punëtorët tanë ka marrë lëndime trupore. Ai pas tretmanit mjekësor është duke u shëruar në shtëpi.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.KEDS dënon fuqishëm këtë veprim, përderisa ne si kompani presim nga organet e rëndit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe ata që bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

“Rastet e tilla të cilat paraqesin pengesa të mëdha në kryerjen e detyrave për punëtorët tanë që kanë mision furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit.Secili punëtor yni është i përkushtuar të krejë detyrat e veta zyrtare, ndërsa presim nga të gjitha hallkat e shoqërisë që punëtorëve tanë t’ua lehtësojnë punën, pra të bashkëpunojnë për të gjitha cështjet që ndërlidhen me ta, kur dihet rëndësia jetike e furnizimit me energji elektrike për popullin, e sidomos ekonominë e Kosovës.Pra, KEDS kërkon nga secili konsumator që ti kryejë detyrat dhe obligimet e veta, në mënyrë që të mos afektohet sistemi, por ai të avancohet tutje si një e mirë e përbashkët. Kjo është rruga e vetme përmes së cilës mund të ecim përpara. Rastet e tilla paraqesin vetëm vështirësi, prandaj nuk guxojnë të përseritën më”, përfundon njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika