PRIZRENI ME RAJON

KBI në Prizren me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

KBI në Prizren me aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Qershor 2021, 17:52

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes një aktiviteti me moton “mos u ngut, familja po të pret”, kanë shpërndarë parfyme për vendosje në makina.

Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin e vozitësve dhe sigurinë në trafik

Njoftimi i plotë:

KBI-Prizren, 11 Qershor 2021

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me Koordinatorin e SHH “BEREQETI” dega në Prizren, mr. Kurtish ef. Hoxhaj dhe disa nxënëse të Paraleles së Vajzave të Medresesë Alaudin-Prizren, për sensibilizim të vozitësve dhe rritjes së sigurisë në trafik, në sheshin Shadërvan dhe tek Ura e Gurit, kanë shpërndarë parfyme për vendosje në makina.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të vetëdijesimit të ngasësve të makinave për uljen e shpejtësisë gjatë vozitjes, e si moto ishte “mos u ngut, familja po të pret”.

Lutemi dhe bëjmë përpjekje që rastet e ndeshjeve me fatalitet të ulen, në të njejtën formë të rritet vetëdija për respektim të shenjave të komunikacionit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika