Numri i rasteve të referuara nga Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, ka rënë në më shumë se 50 % gjatë vitit 2020, njofton SHSKUK.Vitin e kaluar, 190 pacientë, që kishin probleme të ndryshme shëndetësore me sy, të cilat nuk janë trajtuar në Kosovë, janë dërguar për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.“Në vitin 2019 u referuan 469 raste, ndërsa në vitin 2018 ishin referuar 527 raste për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Kaq operacione të syrit që u kryen brenda një viti në QKUK

Pas blerjes së aparaturës së re dhe pas trajnimeve të vazhdueshme që kanë ndjekur mjekët, në Klinikën e Syve, gjatë vitit 2020, janë aktivizuar shërbime të reja shëndetësore.Për një vit, mjekët specialistë të oftalmologjisë kanë kryer 126 operacione në segmentin e pasmë të syrit apo PPV (Pars Plana Vitrectomi), 37 intervenime me Laser Assisted DCR- Dacryocystorhinostomy (operim i kanalit të lotit me laser), 41 raste me Cross-Linking (CXL) tek rastet me Keratokonus dhe 4 ndërhyrje me laserim tek retinopatia te prematurët – ROP (ndërhyrje me laser te fëmijët e lindur para kohe, që kanë problem me enët e gjakut).Më herët, në pamundësi për të marrë këto shërbime në QKUK, qytetarët e Kosovës janë detyruar të gjejnë zgjidhje jashtë institucioneve publike shëndetësore, në rastin më të vështirë, edhe në vendet e huaja, duke harxhuar mijëra euro”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vuçiq ankohet për arrestimet, thotë se me Kurtin kurrë si ka pasur takimet e këndshme

Kushti opozitar: PDK kërkon presidentin ose nuk e bën kuorumin

Emiratet mbulojnë shpenzimet e qëndrimit për kosovarët që s’mund të udhëtojnë

