PRIZRENI ME RAJON

Kaplohet nga zjarri mali në afërsi të Reçanit

Kaplohet nga zjarri mali në afërsi të Reçanit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2022, 22:12

Fenomeni i zjarreve në malet Kosovës është përhapur shumë, e sidomos ditëve të fundit. Malet janë një ndër pasuritë më të mëdha natyrore që ka Kosova, pavarësisht këtij fenomeni shqetësues institucionet nuk kanë ndërmarrë masa ndëshkuese apo parandaluese për këtë situatë.

Në rajonin e Prizrenit, po thuaj se çdo ditë mund të shihen vatra zjarri. Mbrëmjen e sontme një banor nga Zhupa, ka dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihet se edhe malet e Reçanit janë kapluar nga zjarri.

Banorët e kësaj zone thonë se deri tek zjarri mund të ket ardhë nga dejega e barishteve apo edhe nga djegja e mbeturinave.

Andaj luten të gjithë ata që shfrytëzojnë natyrë për piknik, ta ruajnë ambientin, dhe mos të ndezin zjarre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika