Njësitë e Doganës së Kosovës kanë arritur të kontrollojnë dhe gjejnë një sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.
Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar në Malishevë, Dogana e Kosovës jep detaje

Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se pas pranimit të informatave njësitet doganore kanë kryer një kontroll të në një lokacion të dyshimtë në Malishevë, meqë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara nargjile me sasi prej 1 mijë e 190 kilogramëve.
“Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast. Të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

