PRIZRENI ME RAJON

Kapen afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit

Kapen afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2022, 09:37

Janë kapur afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara në regjionin e Prizrenit.

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës atje kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra.

Bëhet e ditur se vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro.

Tutje, Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika