- Reklama -

Kapacitetet e Prokurorisë së Prizrenit mjaftojnë për realizimin e objektivave të vitit 2025, kërkohet avancimi i një prokurori

Numri aktual i prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prizrenit sipas drejtuesve të këtij institucioni është i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2025.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu ka theksuar se përkushtimi profesional do të mundësojë realizimin e planit të punës për këtë vit.

- Reklama -

“Me kapacitetet që kemi, besoj që Plani ynë i punës është i realizueshëm gati qind për qind. Me një përkushtim maksimal besoj se do të arrihen të gjitha objektivat. Por ka objektiva që janë të vazhdueshme, për shembull korrupsion, fajdet, dhunë në familje, të cilat nuk është se kryhen brenda një viti, por vijojnë edhe në vitet tjera. Por ato objektiva që janë përcaktuar jam i bindur se do ti realizojmë”, ka thënë Kryeziu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, vetëm Departamenti i Krimeve të Rënda me një prokuror shtesë do të ishte më i kompletuar.

“Në krimet e rënda nëse vjen edhe një prokuror pa dyshim se do të jemi më të kompletuar. Prokurorët në këtë departament e kanë edhe nga një bashkëpunëtor profesional dhe kjo do të lehtësoj punën e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij brenda muajit do të dorëzohet kërkesa për avancimin e një prokurori.

“Brenda këtij muaji do ta bëjë kërkesën për avancimin e një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pastaj Këshilli vendos se a do ta aprovojë këtë kërkesë”, është shprehur Kryeziu, raporton Telegrafi.

Plani i punës për vitin 2025 i Prokurorisë Themelore të Prizrenit mes tjerash ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

Ky plan ka njëzet objektiva, ndërkohë që pesë objektivat kryesore për vitin aktual janë luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit.

Aktualisht Prokuroria Themelore në Prizren ka 18 prokurorë, prej të cilëve 4 janë në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokuroria Themelore në Prizren mbulon territorin e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe të Mamushës. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Plaçkitja në argjendarinë në Prizren, reagon shoqata ESNAF

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ Esnaf” ka reaguar...

Vjedhje e rëndë në një argjendari në Prizren, vlera e dëmit rreth 170 mijë euro

Persona të panjohur deri më tani dyshohet se gjatë...

Një personi në Prizren i sekuestrohet pushka e gjuetisë pasi nuk kishte leje për gjah

Policia në Prizren i ka sekuestruar pushkën e gjuetisë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort