PRIZRENI ME RAJON

Kanoset një zyrtar në Kaçanik dhe një tjetër në Mamushë

Kanoset një zyrtar në Kaçanik dhe një tjetër në Mamushë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2022, 11:59

Në raportin 24 orësh janë raportuar dy raste të kanosjes së zyrtarëve, njëri në Kaçanik dhe tjetri në Mamushë.

Në Kaçanik ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përmes telefon ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti është duke u hetuar.

E në Mamushë, i dyshuari mashkull kosovar pas pranimit të një tikete për kundërvajtje nga zyrtarët policor, në shenjë pakënaqësie e ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor).

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika