PRIZRENI ME RAJON

Kamioni godet për vdekje çiklistin në lagjen “Kurill” të Prizrenit

Kamioni godet për vdekje çiklistin në lagjen “Kurill” të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2022, 15:35

Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.

Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.

Viktima është i moshës 63-vjeçare, njofton Klankosova.tv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika