PRIZRENI ME RAJON

Ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta në Komunën e Prizrenit

Ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta në Komunën e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2022, 10:33

Në territorin e Komunës së Prizrenit, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, përkatësisht i deleve, qengjave, dhive dhe kecave. Kjo fushatë e vaksinimit është duke u bërë në kuadër të projektit “Inseminimi artificial i lopëve dhe vaksinimi i deleve e dhive kundër sëmundjeve infektive në Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bexhat Bytyqi, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të deleve dhe dhive në fermën e z. Avdi Zekaj në fshatin Korishë. 🌱

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bexhat Bytyqi, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të deleve dhe dhive në fermën e z. Avdi Zekaj në fshatin Korishë. 🌱
Vaksinimi po zhvillohet në kuadër të projektit “Inseminimi artificial i lopëve dhe vaksinimi i deleve e dhive kundër sëmundjeve infektive në Komunën e Prizrenit”. 🐄🐑🐐
Fermerët u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Prizrenit në këtë sektor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika