Klubi prizrenas KF Liria ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e biletave për ndeshjen e barazhit Ulpiana – Liria.
Biletat janë siguruar nga sponsorët e klubit prizrenas dhe janë falas.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 15:00, ndërsa nisja e organizuar e tifozëve bëhet nga ora 12:00 tek Qendra Sportive.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për bileta
Ju njoftojmë se prej këtij momenti e deri në ora 18.00, të interesuarit mund të vijnë në klub të paisen me bileta.
Shpërndarja bëhet falas. Sigurimin e tyre, përkatësishtë pagesën e kanë bërë sponsorët:
ABI,Ponte, Walone, Xharra group, Xhoshkun, Jasin metal, Hyska, Vëllezërit e Bashkuar Fish house dhe Ashly .
Ndërsa, tifozët Arpagjik’t, biletat poashtu i kan të suguruara dhe ato do tu shpërndahen para nisjes.
Nisja e tifozëve bëhet e organizuar nha Qendra Sportive.
Nisja është në ora 12.00.