Përmes një postimi në facebook, kryetari i degës së LDK- Dragash, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga posti i kryetarit të degës.
Ai dorëheqjen e ka arsyetuar me rezultatin e dobët zgjedhor që pati ky subjekt politik në Dragash në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan TV Prizreni.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së
Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.
Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.
Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.
Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!
Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!
Faleminderit të gjithëve!
Të nderuar bashëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së
Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu…
Posted by Selim Kryeziu on E hënë, 29 Mars 2021