Kryetari i degës së AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ka konfirmuar dorëheqjen e tij. Së bashku me Tejecin ka dhënë dorëheqje edhe kryesia e AKR-së, raporton TV Prizreni.
“Duke u bazuar në rrethanat e krijuara kohëve të fundit në partinë AKR, në të cilën është krijuar një klimë e pa favorshme, e cila është krijuar nga disa persona, të cilët po veprojnë në mënyrë të pa përgjegjëshme, duke u munduar që ta anashkallojn degët e partisë, duke marrë veprime krye në veti, sidomos me krijimin e koalicionit me listën “Familja”, si dhe vënien e tyre në krye, si bartës të listës zgjedhore, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, pa u konsultuar fare me kryetarët dhe kryesitë e degëve, nëpër qendrat kryesore të Kosovës, por duke e bërë këtë veprim si fakt të kryer, me të cilin kanë shkaktuar pakënaqësi nëpër udhëheqje të degëve, si dhe në mbarë anëtarësinë e gjerë të partisë tonë AKR.
Prandaj duke qenë se me këtë akt të pa matur, është shkaktuar një dëm i madh, nga i cili është humbur subjektivizmi i plotë i partisë, duke ia dorëzuar partinë disa personave nga jashtë, të cilët nuk e kanë pasur asnjë lloj merite për ngritjen dhe shtrirjen e partisë në nivel të vendit, është dëmtuar rëndë ushtrimi i demokracisë brendapartiake, si dhe na është pamundësuar puna e jonë e mëtutjeshme në këtë parti.
Kët paknaqësi e kanë shprehur pothuajse të gjitha degët e qyteteve të tjera në të gjithë Kosovën, me rastin e mbledhjes në kryesinë qëndrore, duke shpresuar që do të ketë reflektim që bartës të listës të jenë të zgjedhurit nga partia AKR, e jo nga lista për “Familjen”
Pasi nuk u realizua kërkesa e kryetarëve të degëve të qyteteve, atëher dega e Prizrenit muar një qëndrim të mos delegojmë asnjë kandidat për Deputet.
Kjo u pa me rastin e formimit të listës me tri grupe, e cila nuk arriti të plotësohet, për shkak të mos gatishmërisë së kandidatëve për të marrë pjesë në këtë listë të kryesuar nga koalicioni “Familja”
Duke u gjendur para kësaj situate të rëndë, e cila është krijuar kohëve të fundit nga persona të caktuar, të cilët nuk na kanë lënë rrugë tjetër, përveq se të marrim mendimin e kryesisë dhe kemi vendosur që së bashku me kryesinë e degës në Prizren, të japim dorëheqje të pa revokueshme dhe për këtë akt, do të mbajnë përgjegjsi, ata që e kanë krijuar këtë gjendje në partinë AKR.”, thuhet në njoftimin e AKR-së në Prizren./04 Online