Kandidati nga radhët PDK-së në balotazhin për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka premtuar se do të japë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë nëse do të humbë përballë kandidatit të Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati.
Gjithashtu ai në Klan Kosova, ka premtuar se në rast se do të humbas në zgjedhjet e 14 nëntorit do t’ia urojë fitoren kundërkandidatit dhe pastaj do të tërhiqem nga strukturat e PDK-së dhe do të merrem me bujqësi.






