Si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit në fshatin Korishë të Prizrenit, kishin mbetur të lënduar dy persona, të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Pasagjerja që ndodhej në veturë ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 30-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot.





