PRIZRENI ME RAJON

Ish kuvendari, Behar Begaj, kritika partive që Zhuri nuk ka asnjë përfaqësues në Kuvendin e ri të Prizrenit

Ish kuvendari, Behar Begaj, kritika partive që Zhuri nuk ka asnjë përfaqësues në Kuvendin e ri të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2021, 17:52

Përmes një postimi në facebook, ish anëtari i përbërjes së fundit të Kuvendit të Prizrenit, Behar Begaj, ka uruar kryetarin e ri të komunës dhe anëtarët e Kuvendit, por ka kritikuar partitë politike, të cilat sipas tij, me përzgjedhjen e shumë kandidatëve nëpër lista, kanë pamundësuar përfaqësimin e ndonjë kandidati nga Zhuri në organin më të lartë legjislativ në Prizren. Ai më tej ka falenderuar edhe qeverisjen e kaluar për bashkëpunimin.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar!

Sot zyrtarisht përfundoi mandati im 4 vjeçar në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Sot filloi një epokë e re në qytetin e Prizrenit me një kryetar të ri dhe asambleistë të ri,por fatkeqësisht për herë të parë pa asnjë përfaqësues nga Zhuri.

Kjo vjen si rrjedhojë jo e mirë e përfaqësuesve politikë në Zhur,pasi që ata emëruan një numër të madh të kandidatëve të cilët nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Prizrenit.

Edhe njëherë dua të ju falenderoj të gjithëve për besimin e dhënë 4 vite më parë.

Në emrin tim personal dua ti falënderojë të gjithë kolegët kuvendarë,drejtorët, dhe kryetarin z.Mytaher Haskuka për bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim.

Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me pushtetin e ri komunal,drejtorët dhe kryetarin z.Shaqir Totaj.

Ne,kryesia e BL Zhur, së bashku me ju do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e fshatit tonë,sepse e kemi obligim moral për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit tonë.

Me respekt për të gjithë ju kryetari i B.L Zhur Behar Begaj.!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika